Dy gra, njëra bashkëshortja dhe tjetra dashnorja, kanë shkruar nekrologjinë e një burri që kishte ndërruar jetë. Por, asnjëra prej tyre nuk e dinte për ekzistencën e tjetrës. Kështu, kjo rastësi i çuditshme nxori në dritë sekretin e madh. Nekrologjitë janë “përplasur” në të njëjtën faqe gazete, me të njëjtën foto dhe gratë zbuluan të vërtetën.
Leroi Bill Black, 50 vjeç, nga New Jersey, kishte ndërruar jetë dhe gratë që e kanë dashur vendosën t’i bëjnë një nekrologji të shkurtër në gazetën “Press of Atlantic City”.
Në njoftimin e saj, gruaja që e quan veten “e fejuara e përjetshme” përmend shumë prej të afërmve të të ndjerit, por jo gruan e tij. Shumë prej komentueseve në rrjetet sociale shprehen të keqardhur për të dyja gratë e plot të tjerë gjejnë rastin të bëjnë humor.
Kjo koincidencë bëri xhiron e botës brenda pak orësh falë rrjeteve sociale.





