Ministri gjerman Michael Roth pas vizitës në shtetin fqinj të Maqedonisë së Veriut nesër do të vijë në Shqipëri
Roth do të qendrojë dy ditë në vendin tonë ndërsa mësohet se do të takohet me kryeministrin Rama me të cilin pritet të ketë një konferencë për shtyp nga Kryeministria rreth orës 18:30.
Do të diskutohet ecuria e procesit të integrimit dhe çështja e hapjes së negociatave të Shqipërisë me BE-në.
Michael Roth para arritjes në Shkup tha se është koha e fundit që Bashkimi Evropian t’i përmbushë premtimet e tij për fillimin e negociatave për anëtarësim me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.





