Vetëm disa ditë pas ngjarjes së ndodhur tek shkolla “Fan Noli” në Tiranë ku u vra me thikë i mituri Martin Cani, efektivat policore kanë marrë masa shtesë.

Burime policore bëjnë më dije se është vendosur që në çdo shkollë të qëndrojë një punonjës nga ora 07:00 deri në orën 13:10, ndërkohë që çdo komisariat do të bëjë verifikimin e zonës së tij ku ka shkolla në juridiksion.

Sipas të njëjtave burime, bëhet me dije se efektivët që do të merren me këtë proces, janë informuar për nxënësit problematikë, ku për ta do të ketë një siguri të veçantë në distancë. Oficeri i policisë do të qëndrojë në dyert e jashtme të shkollës, por në çdo rast do të lejohet hyrja e tyre nëse do të jetë e nevojshme.