27 maj 2015 – Pas mbërritjes historike të kryeministrit serb në Shqipëri, një tjetër kryeministër i rajonit pritet të vijë sot në Tiranë. Ai është Nikolla Gruevski i Maqedonisë, i cili pritet të vijë sot pasdite për të marrë pjesë në Samitin e Kryeministrave të Rajonit.
Pjesë e këtij samiti do të jetë edhe kryeministri serb Vuçiç, por do të mungojë kryeministri grek, Alexis Tspiras, i cili ka refuzuar ftesën e Edi Ramës për shkak të problemeve në ujërat e detit Jon.
/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/