Dy ditë pas takimit me ambasadoren amerikane Yuri Kim, Presidenti Ilir Meta do të presë sot në Presidencë disa ambasadorë të vendeve të BE-së.

Mësohet se në takim tashmë me Metën në Presidencë janë ambasadorët e Gjermanisë, Francës, Italisë dhe Spanjës, pra të vendeve kryesore dhe më të mëdha të Bashkimit Europian.

Takimi me Yuri Kim erdhi një ditë para se të miratohej në Kuvend marrëveshja e 5 qershorit teksa tani para është marrëveshja PS-opozitë parlamentare për ndryshimet kushtetuese që sjellin Lista të Hapura, ndalim koalicionesh dhe një prag të ri zgjedhor.

Në takimin e sotëm të Metës me ambasadorët në fokus do të jetë në terësi aktualiteti politik.