Khloe Kardashian ka lindur vajzën e saj. Sipas TMZ, moderatorja 33-vjeçare ka sjellë në jetë fëmijën e saj të parë, vetëm pak ditë, pasi mediet transmetuan pamjet filmike ku i dashuri i saj puthej me një tjetër femër, ndërsa Khloe priste të lindte.
Mësohet se vajza që ka ardhur në jetë në orët e para të mëngjesit nuk ka ende një emër.
Pranë Khloe-s ndodhej e ëma, Kris Jenner dhe disa nga motrat e saj të famshme. Ndërkohë jashtë klinikës në Cleveland, ku erdhi në jetë e porsalindura është filmuar edhe makina e të dashurit të Khloe, Tristan Thompson.
Sipas disa medieve, bërja publike e pamjeve të tradhtisë dëshpëruan Khloe-n dhe provokuan lindjen.





