Policia e Kavajës ka shpallur në kërkim dy persona, pas denoncimit të një 24-vjeçari, i cili pretendon se dy persona e kanë qëlluar dhe më pas kërcënuar se do ketë probleme pas zgjedhjeve.
Policia thotë se ka shpallur në kërkim shtetasit A.S. 59 vjeç dhe B.Xh. 30 vjeç të dy nga Kavaja.
“Për këta shtetas ka bërë kallëzim në ambientet e Komisariatit të Policisë Kavajë, shtetasi T. P., 24 vjeç, banuese në Kavajë. Ai ka kallëzuar se në vendin e njohur si ‘nënstacioni elektrik’ në lagjen nr. 2 Kavajë, pranë tij ka ndaluar një automjet nga ku kanë zbritur shtetasit e sipërpërmendur. Sipas tij, shtetasi A. S. e ka qëlluar dhe e ka kërcënuar se mbas zgjedhjeve do të ketë probleme”, sqaron policia.
Ndaj tyre rëndon akuza e “Kanosjes apo dhunimit ndaj pjesëmarrësve ne zgjedhje”.





