Ish-zv.drejtori i Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, Daniel Shima është kthyer gjatë natës në banesë, pasi u denoncua i zhdukur nga familjarët.

Ai ka pretenduar se u largua në jug të vendit pas një sherri që ka pasur me të dashurën e tij.

Por, ish-zv.drejtori i AKSH-it nuk ka shpjeguar pse i dërgoi mesazh familjarëve që po e arrestonin.

Policia njoftoi ditën e djeshme se denoncimi për zhdukjen e Shimës ishte bërë nga nëna e tij, rreth orës 17:00.

Ndërsa burime bënë me dije se Daniel Shima u ka dërguar një mesazh të afërmve, duke i njoftuar se po e arrestonin dhe pas këtij momenti, komunikimi me të është ndërprerë.

Më herët, Shima është thirrur për t’u pyetur në SPAK në lidhje me tenderat e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI).