Teksa Greqia nuk ka përfunduar ende kërkimet për viktimat dhe të zhdukurit e zjarreve në afërsi të Athinës, disa lëkundje tërmetesh të njëpasnjëshme kanë frikësuar banorët e ishujve Dodekaneze, në Detin Egje.
Gjatë ditës së sotme janë ndjerë 7 lëkundje tërmetesh, më e forta e të cilëve është shënuar në orën 11:17 me magnitudë 4.5. Epiqendra e tërmetit mësohet se ishte në det të hapur, në një thellësi prej 6.8 kilometrash.
Media turke raportoi se lëkundjet janë ndjerë edhe në qytetet turke të Izmirit, Aydinit dhe zonat përrreth. Deri më tani fatmirësisht nuk ka raportime për dëme në njerëz.