Një stuhi e fortë me shi e breshër ka goditur San Biaggio Platani, në zonën Agrigento të ishullin italian të Sicilisë.

“Kishim breshër që shkatërroi gjysmën e qytetit dhe u shkaktoi dëme të mëdha fushave të ullirit dhe plantacioneve të fëstëkut”, ka shkruar kryetari i bashkisë së qytetit, Salvo Cocini.

Madhësia e breshërit arriti në madhësi rekord, me copa akulli sa një top tenisi. Oficerët e Mbrojtjes Civile po kontrollojnë për dëme të mundshme.

Banorët janë këshilluar që të mos dalin nga shtëpitë, si pasojë e motit të keq dhe stuhisë së fuqishme që goditi këtë qytet italian. Siç është raportuar më herët, të paktën dy persona humbën jetën nga zjarri që goditën Sicilinë.