Një tjetër epidemi është shfaqur në bordin e dy avionëve të nisur nga Evropa në drejtim të SHBA-së.
12 pasagjerë janë ndjerë keq në dy fluturime të linjës ajrore American Airlines, të nisur nga Parisi dhe Monako dhe të destinuar për t’u ulur në Filadelfia.
Një zëdhënës i aeroportit ka deklaruar se mjekët janë duke kontrolluar gjendjen shëndetësore të 250 pasagjerëve, që ndodheshin në dy avionët.
Më 5 shtator, në një fluturim ajror nga Dubai në Nju Jork, shumë pasagjerë u ndjenë keq gjatë udhëtimit.
Kur avioni me 500 pasagjerë në bord u ul në aeroportin e Nju Jorkut, ai u rrethua menjëherë nga ambulanca dhe ekipe mjekësore.
Edhe në këtë fluturim, ashtu si në dy të nisur nga Evropa, pasagjerët kishin temperaturë të lartë dhe kollë të fortë.