E kishte zënë gjumi në avion me kufjet në vesh duke dëgjuar muzikë. U zgjua e mbërthyer nga paniku, pasi ndjeu që një pjesë e fytyrës po i digjej.

Ngjarja i ka ndodhur një gruajë australiane, që konstatoi se një pjesë e fytyrës ishte nxirë nga tymi që dilte nga kufjet që kishin marrë flakë. Ajo ndodhej në një avion të linjës Pekin-Melburn.

“Ndjeva që po më digjnin dhe i shkula nga veshi. I shtypa që të shuhej flaka, por ndërkohë pasagjerë të tjerë po hidhnin ujë” rrëfen ajo.

Pasagjerët e avionit u mbërthyen nga paniku, ndërkohë që tymi bëri që shumë prej tyre të nisnin të kolliteshin.

Nuk bëhen të ditur marka e produktit plastik që mori flakë, por sipas disa medieve, nga mënyra sesi ka shpërthyer flaka mund të bëhet fjalë për një pajisje Samsung Note 7.

M.P.