1 gusht 2014 – Një burrë që kishte pirë vodka dhe birra për të qetësuar nervat e tij në fluturimin e parë me avion përpiqej të hapte derën e aeroplanit duke menduar se po shkonte në tualet.

Tomasz Mucha, 26-vjeç ishte njëri prej pasagjerëve të fluturimit Ryanair kur në gjendje të dehur shokoi të gjithë pasagjerët të ndodhur aty.

E vetmja gjë që e ndaloi atë të hapte derën ishte presioni i erës.

Incidenti ka ndodhur disa ditë më parë në fluturimin nga Karkow për në Dublin.

Pas uljes së avionit në destinacion Mucha u mor në pyetje nga policia vendase dhe qëndroi për një kohë të gjatë në prezencën e tyre derisa më pas e lanë të lirë.

Mucha nuk reagonte për asgjë. Vetëm pyetjes së oficerëve nëse ai e dinte se çfarë rrezikonte dhe se sa se serioze mund të ishte e gjitha kjo ai është përgjigjur vetëm duke thënë “Po”.

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/