Aeroporti i Tullamarine i Melburnit është detyruar të mbyllet, pasi një pasagjer në një fluturim ajror të Malajzisë, thuhet se u përpoq të rrëmbejë një aeroplan, duke e detyruar atë të bënte një ulje emergjente.

Aeroplani MH128, do të udhëtonte për në Kuala Lumpur, u ngrit nga aeroporti i Melbournit në orën 11.11 të së mërkurës, përpara se të detyrohej të kthehej rreth pak minuta më vonë.

Thuhet se një pasagjer, i cili pretendonte se kishte eksploziv, është përpjekur që te hyje në kabinën ajrore, por udhëtarët e tjerë arritën ta nënshtronin atë.

Aeroplani njoftohet se tani është ulur dhe është në pritje të njësisë për shkatërrimin e bombës.