Një pasagjer është acaruar shumë nga shoferi që po këndonte një këngë dhe e ka mbytur atë. Clayton Lucas nga Pensilvania i tha policisë se e mbyti shoferin e makinës pasi nuk pushonte së kënduari këngët e Krishtlindjes.

Hetuesit thonë se ngjarja tragjike ka ndodhur në një vendpushim makinash. Policia njoftoi se 25-vjeçari mori një litar dhe ia vuri në qafë me qëllim që t'i shkaktonte vdekjen.

Lucas është aktualisht në burgun e Qarkut Allegheny dhe akuzohet për sulme të rënda, mbytje dhe rezistencë ndaj arrestimit.