Një person është arrestuar pas një aksidenti që ndodhi mbrëmjen e së premtes në kryeqytet.

Në pranga ka rënë 30-vjeçari me iniciale A.Ç., i cili rreth orës 23:50, në rrugën “Dritan Hoxha”, duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur është përplasur me një makinë tjetër dhe pë pasojë ka ndërruar jetë pasagjeri me iniciale F.A.

Shoferi 30-vjeçar gjatë marrjes në pyetje ka dhënë deklarim të rremë përpara oficerit të policisë gjyqësore duke thënë se drejtues mjeti ka qenë viktima.

Materialet u referuan pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor“,  “Deklarim i rremë para Oficerit të Policisë Gjyqësore” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.