Një pasagjer i rastësishëm vuri re mungesën e katër vidave në njërin krah të aeroplanit të nisur nga Mançesteri për në Nju Jork, shkruan il messaggero.
Pasagjeri që dha alarmin ishte Phillip Hardy, 41 vjeç. Ai ka shmangur një aksident të mundshëm.
Në fakt, pak para nisjes, burri vuri re mungesën e katër vidave në krahun e majtë pranë trupit të avionit.
“Mendova se do të ishte më mirë të flisja me një stjuardesë për këtë”, theksoi ai.
Përgjigjja nga linja ajrore nuk vonoi të mbërrinte duke i qetësuar pasagjerët.
“Siguria e klientëve dhe ekuipazhit tonë është gjithmonë prioriteti ynë kryesor dhe kjo nuk është cenuar në asnjë moment”, tha ajo. Kompania mori masat që pasagjerët të vazhdonin fluturimin me një avion tjetër.