28 shtator 2015 – Pasagjeri konfliktohet për pagesën e biletës me faturinon e autobusit, e më pas e plagos me thikë. Ngjarja ka ndodhur një ditë më parë në Tiranë, pranë vendit midis Parlamentit dhe Institutit të të Përndjekurve në urbanin e linjës Qendër-Shkozë.
Faturino A.L., 38 vjeç, nga Tirana, i ka kërkuar pasagjerit që të paguajë biletën, por ai ka refuzuar. Kaq ka mjaftuar që mes faturinos dhe pasagjerit të nisë një sherr, fillimisht verbal e më pas situata degjeneroi në përleshje fizike.
Pasagjeri e ka qëlluar disa herë me thikë dhe më pas është larguar. Ndërkohë, i dëmtuari u dërgua në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën. Në vendin e ngjarjes shkoi policia e cila ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorit.
/portali DurresLajm/