RUSI, 23 mars 2013 – Moska është një nga qytetet me trafikun më të dendur në botë. Megjithatë është edhe vendi ku jetojnë mijëra pasanikë.

Por meqë nuk mund të ndikojnë për të lehtësuar trafikun, të pasurit rusë kanë gjetur një zgjidhje për të mos mbetur të bllokuar në rrugë.

Ata marrin me qira ambulanca dhe kështu arrijnë të shmangin pritjet pa fund.

Rreth 200 euro kushton të marrësh me qira një ambulancë për të bërë një xhiro në qytet.

Policia thotë se ka zbuluar raste kur në ambulanca nuk ka punonjës të shëndetësisë, por civilë.

Moskovitët ankohen se presidenti Putin lëviz shumë shpesh në qytet dhe trafiku bllokohet për të lejuar kalimin e qetë të tij.

/m.b. Agjencia e Lajmeve “Dyrrah”/