- Një pasanike, e cila mbijetoi pas mbytjes së Titanikut, u ankua në një letër se shtypi e kishte trajtuar në mënyrë të turpshme.
14 janar 2015 – Letra pritet të dalë në ankand. Ajo është shkruar në maj të vitit 1912 nga Lady Lucile Duff Gordon, shkruan “Daily Mail”.
Duff Gordon, së bashku me të shoqin, ishin mes personave që mbijetuan në një varkë shpëtimi. Por mediat e asaj kohe e quajtën atë “varka e parave” për shkak se personat që hipën aty ishin pasanikë, që korruptuan stafin e Titanikut.
Në varkë hipën 12 persona, edhe pse ajo ishte projektuar për 40. Në një letër për një mik, Duff Gordon shkruan: “Ne nuk duket se bëmë gjënë e duhur duke shpëtuar veten. A nuk është e turpshme”, citon “Daily Mail”.
Duff Gordon është një nga dizajnerat më të hershme në botë dhe ndoshta e para që organizoi sfilata mode.





