Firma e konsultimeve globale “Henley and Partners” ka bërë renditjen vjetore të shtetësisë, ku rezulton se gjermanët disponojnë pasaportën më të fuqishme në botë, duke pasur mundësinë të udhëtojnë pa viza në 177 shtete nga 218 të mundshëm.

Në vendin e dytë renditet pasaporta suedeze, me një vend më pak, ndërsa vendin e tretë me 175 vende të lejuara pa pasur nevojën e një vize e ndajnë Finlanda, Franca, Italia, Spanja dhe Britania. Mbajtësit e pasaportës amerikane mund të lëvizin në 175 shtete, numër i njëjtë ky me Belgjikën, Danimarkën dhe Holandën.

Ndërsa Shqipëria renditet ende larg vendeve të para. Shqiptarët pozicionohen në vendin e 53-të dhe mund të udhëtojnë lirshëm në 98 vende të botës, pa pasur nevojën e një vize.

Renditja mbyllet me Afganistanin, shtetasit e të cilit mund të lëvizin lirshëm vetëm në 25 shtete në botë.