Ministria e Punëve të Brendshme u bën thirrje edhe njëherë të gjithë shtetasve shqiptarë, brenda dhe jashtë territorit të vendit, që kanë aplikuar për pasaportë në vitin 2014, t’i tërheqin ato në sportelet e shpërndarjes, sa më shpejt të jetë e mundur, përpara datës 30 prill 2016.
Pas kësaj date, nëse pasaportat nuk do të tërhiqen, sipas kontratës me firmën prodhuese “Aleat” shpk., kësaj të fundit i lind e drejta t’i asgjësojë këto dokumente, për shkak se ato konsiderohen automatikisht të pavlefshme.
Ministria e Punëve të Brendshme i ka kërkuar firmës zgjatjen e këtij afati deri më 30 prill 2016, në mënyrë që t’u krijojë mundësi shtetasve shqiptarë që kanë aplikuar, të nisin procedurat për tërheqjen e dokumenteve pranë sporteleve të shpërndarjes, ose pranë përfaqësive diplomatike ku kanë aplikuar.
Ky apel u drejtohet kryesisht shtetasve shqiptarë në emigracion.