Rumani, 29 prill 2014 – Senati rumun kaloi një projektligj, që thjeshtëzon procedurat për marrjen e nënshtetësisë rumune nga personat me origjinë të vjetër rumune në shtetet e Ballkanit, por edhe në Hungari e Ukrainë. Projektligji u sponsorizua nga senatori Viorel Badean dhe nga deputeti Eugen Tomac.
Sipas këtij ligji për të marrë nështetësinë (pasaportën) rumune krahas origjinës rumune (vllahe), duhet të kesh skedën penale të pastër nga krimi, që e bëjnë personin të papërshtatshëm për nënshtetësinë rumune. Duhet gjithashtu të kesh njohuri të gjuhës rumune dhe njohuri minimale të qytetërimit rumun.
Ky projektligj pasi kaloi në Senat duhet të aprovohet edhe në Parlament, por mendohet se do tw kalojw me lehtwsi. Besohet se për personat me origjinë të largët etnike rumune (vllehë, sarakacenë, cinxarë etj), që janë qytetarë të shteteve ende jo anëtare të BE-së, një pasaportë rumune do të jetë shumë e dobishme.
Në Serbi, Maqedoni, Shqipëri dhe Ukrainë ka mjaft kërkesa nga persona me origjinë të largët etnike rumune, që kërkojnë të bëhen shtetas rumunë dhe të pajisen me pasaporta rumune.
/gje. th. agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





