Giorgio Chiellini dhe Leonardo Bonucci ndodhen në vitet e fundit të karrierës, dyshja e famshme nuk jep shumë garanci në prapavijë dhe drejtuesit e Juventusit po studiojnë alternativa të ndryshme për repartin e mbrojtjes.

Një nga lojtarët që pëlqehet shumë nga bardhezinjtë dhe që shihet si kolegu perfekt i Matthijs De Ligt, është Ronald Araujo.

23-vjeçari uruguaian (7 ndeshje me kombëtaren latine) po paraqitet shumë mirë me Barcelonës, teksa shënoi një nga golat në suksesin 0-4 kundër Real Madrid.

Mediet spanjolle raportojnë se “Zonja” po monitoron me kujdes situatën e Araujos, i cili mund të luajë edhe si mbrojtës i djathtë.

Klubi italian po përgatit një propozim zyrtar për Barcelonën.

Araujo vlerësohet 40-50 milionë euro, dhe vështirë që Barcelona të heqë dorë nga shërbimet e tij.

Xavi e vlerëson shumë dhe po e aktivizon si titullar, por te Juventusi nuk dorëzohen dhe po formulojnë ofertën e parë.