I  ftuar në rubrikën Opinion në News24, stërnipi i Jeronim De Radës, Giuseppe de Munno foli për figurën e stërgjyshit të tij, frymën me të cilën janë rritur në familje dhe mbresat e vizitës në Atdheun e të Parëve. De Munno ndodhet në Shqipëri, në kuadër të festave të Nëntorit. Edhe pse nuk di shqip, ai tha se është rritur me kulturën shqiptare.

“Shqipëria është shumë e bukur. Ajo që më goditi më shumë, janë njerëzit shumë xhentil dhe mikpritës në përgjithësi. Udhëtuam në Tiranë dhe Shkodër, dhe ndihemi si në shtëpi ndofta prej lidhjeve të gjakut e preardhjes. Gjyshja cdo natë më këndonte kur isha i vogël më këndonte ninulla në shqip. Dhe jam rritur me kulturë shqiptare edhe pse nuk flas shqip. Unë në shtëpi kam një flamur shqiptar dhe një këpucë tradicionale shqiptare. I mbaj ato prej 100 vjetësh është pjesë e familjes, gjyshja e ka të trashëguar.” Shprehet pasardhësi i De Radës.

Çfarë di për De Radën?

Për stërgjyshin tim unë kam një tjetër këndvështrim nga ajo c’ka dihet si poet. Është një figurë revolucionare. Ai bëri revistën e parë shqiptare në Itali, në dhe në atë revistë merrte në mbrojtje arbëreshët duke mbrojtur popullatën shqiptare në Kalabri. Ishte revista e parë shqip. Në atë kohë kishte një tirazh prej 3 mijë kopjesh. Dhe me këtë revistë ai u ballafaqua në gjithë botën politike, duke folur për Shqipërinë. Më pas bëri një revistë të dytë 1870-1880 ‘Flamuri Shqiptar’, e cila doli me thirrje të fortë kundër padrejtësive që iu bënë Kombit Shqiptar.

Ç’mund të themi për ato që fliten, ndërroi jetë shumë i varfër i lënë në harresë?

Jo, nuk është e vërtetë. Kishte shumë prona në Itali dhe gjyshja na ka traguar se fëmijëve iu la një baule me monedha ari.  Ai shpenzoi monedhat e arit për cështjen shqiptare, për revistat e tij, për të parë një Shqipëri të pavarur si shtet dhe entitet.

Ju si e shihni Shqipërinë tani ?

Fantastike, është një realitet që edhe ne në Kalabri nuk e njohim këtë realitet. Do të kisha propozuar një udhëtim low cost në Kalabri,  në shërbim të këtij komuniteti që i ka dhënë shumë popullit shqiptar.

Për çfarë ndiheni më shumë krenar për stërgjyshin tuaj?

Që ishte një revolucionar i vërtet. Vec poezisë romantike, ishte një njeri që përdori kulturën e tij për një ideal, për të patur tokën e të parëve të bashkuar si komb. Në familje kemi shpirtin revolucionar dhe jo poetik të stërgjyshit.