West Side Family, u krijua në vitin 1996 për të vazhduar karierës së bashku deri në 2008-ën. Edhe pse vendosën të largoheshin nga njëri-tjetri në skenë, kjo gjë nuk ndodhi me shoqërinë e tyre.  Gjithsesi të shumta ishin rastet kur i kemi parë sërish në skenë duke e ndezur atë, si gjithnjë. Me ndarjen nga jeta të Dr. Florit, familjet e tyre kalojnë sërisht mjaft kohë më njëri-tjetrin.

Përveç pasardhësve në jetë duket se grupi ka dhe pasardhësit në skenë. Vetëm pak kohë më parë kemi parë vajzën e Dr. Florti, e cila këndonte këngën e të atit së bashku me dy pjestaët e grupit, Mirin dhe Lanidin.

Së fundimi është zbuluar edhe pasardhësja tjetër e grupit. Bëhet fjalë për vajzën e Mirit, e cila në videon që ka publikuar i ati në Instagram, këndon këngën “Baba në ktë skenë” të Aurela Gaçes dhe Dr. Florit.

Artisja e vogël mundohet njëkohësisht të imitojë të dy zërat që dëgjohen në këngë: “Se është pak e vështirë të bësh të dy zërat në të njëjtën kohë apo jo?”- ka shkruar Miri pas videos së publikuar.