Angli, 23 korrik 2014 – Jeremy Fletcher nga Norfolk, Angli, betohet se ka parë Zotin në qiell. Ai kishte dalë për të shëtitur dhe në mesin e reve ka parë një figure, e cila i përngjante njeriut. Mirëpo ai thotë se më shumë i duket si Zoti.

Megjithatë Jeremy shton se figura që ka parë mes reve mund të jetë edhe Karl Marksi apo Sean Connery, pasi nuk e bind shumë kjo puna e “Zotit”. Gjithsesi ai shkrepi nje sere fotosh me celularin e tij per t'ia treguaredhe banoreve te tjere ate çfare pa ne qiell.

Thuhet se Zoti vepron permes rrugeve te mistershme dhe nuk dihet nese ne foton e shkrepur nga fotografi amator eshte shfaqur vertet fytyra e tij!

Norfolk është një nga qytete më të mëdha në Angli dhe ka një popullatë prej 850 mijë banorë. Per nje nga keshilltaret lokale, Charles Joyce, Norfolku eshte konsideruar gjithnje special dhe tani konfirmimi vjen edhe nga "lart".

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/