VATIKAN, 31 mars 2013– Papa Francesku ka mbajtur sot meshën e tij të parë të Pashkës që prej zgjedhjes në krye të Vatikanit, në 13 mars.
Ati i Shenjtë, së shpejti do të nisë edhe fjalimin e njohur si “Urbi et Orbi”, duke uruar Pashkët nga sheshi i Shën Pjetrit në 60 gjuhë të botës, përfshirë edhe në gjuhën shqipe.
Në fjalën e tij, Papa apeloi për paqe në të gjithë botën dhe sidomos në Lindjen e Mesme dhe në Siri.
“Duhet të kthejmë urrejtjen në dashuri, hakmarrjen në falje, luftën në paqe. Po Jezu Krishti është paqja jonë dhe nëpërmjEt tij lutemi për paqen në botë, paqen në Lindjen e Mesme, mes Izraelit dhe Palestinës për ti dhënë fund konfliktit, paqe në Irak ku të përfudojnë çdo llojë dhune, paqe për Sirinë dhe për qytetarët e plagosur nga konflikti. Sa shumë gjak është derdhur në këtë konflikt dhe sa shumë njerëz po vuajnë. Paqe për Afrikën dhe konflikteve të përgjakshme, paqe në Mali” është shprehur Papa Francesku.
Papa Françesku, apeloi mosbesimtarëve që të hapin zemrën ndaj Zotit, ndërsa i bëri thirrje katolikëve që të hedhin një hap më shumë pranë të Plotfuqishmit.
“Jezusi nuk u kthye në jetën e mëparshme si njeri, por hyri në jetën e lavdishme të Zotit, edhe ne na hapi një të ardhme shprese. Ja çfarë është Pashka: kalimi, ekspodi nga skllavëria e mëkatit drejt jetës. Sepse lavdia jemi ne, njeriu që jeton. Krishti vdiq dhe u ringjal njehErë e përgjithmonë për të gjithë, por ky kalim nga skllavëria e së keqes tek liria e së mirës duhet të konkretizohet në jetën tonë të çdo ditë” theksoi më tej Papa.
Pashka, dita që përkujton Ringjalljen e Krishtit pas kryqëzimit të tij, është festa më e rëndësishme në kalendarin e festave të krishtera.





