Në Pikën e Kalimit Kufitar të Qafë Botës dhe në Portin e Sarandës, gjatë 24 orëve të fundit të festës së Pashkës ortodokse, janë regjistruar lëvizje të shumta në të dyja anët e kufirit me Greqinë, ku në total kanë hyrë dhe dalë rreth 7200 persona.

Nga këta, 1272 shtetas shqiptarë dhe 492 mjete kanë hyrë nga Qafë Bota, ndërsa 1324 shtetas shqiptarë dhe 421 mjete kanë dalë nga kjo pikë kufitare.

Sa i përket shtetasve të huaj, 2257 persona dhe 861 mjete kanë hyrë nga Qafë Bota, ndërsa kanë dalë 848 shtetas të huaj dhe 339 mjete.

Vetëm gjatë ditës së sotme, që në orët e para të mëngjesit, është vënë re rritje e lëvizjeve. Në Pikën Kufitare të Qafë Botës, pala shqiptare po operon me tre sportele, ndërsa pala greke me dy sportele.

Ndërkohë, nga Porti i Sarandës janë në shërbim tre tragete gjatë gjithë ditës, për të përballuar fluksin e udhëtarëve.