DURRES, 5 maj 2013– Kryetari i Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako ka uruar sot me rastin e Pashkëve të gjithë besimtarët ortodoksë.

Pasi ka kryer vizitën e rastit në kishën ortodokse kryebashkiaku i Durrësit ka dhënë urimin e tij për të gjithë besimtarët ortodoksë të Durrësit dhe mbarë Shqipërisë.

“Në këtë ditë të shënuar dëshiroj ti shpreh të gjithë besimtarëve ortodoksë por edhe të gjithë qytetarëve të Durrësit dhe të gjithë vendit, urimet më të ngrohta e të përzemërta në ditën e kremtimit të Pashkëve: Gëzuar për shumë vjet festën e Pashkëve, ditën e simbolit të fitores mbi të keqen dhe Ditën e ringjalljes. Uroj që në çdo shtëpi të Durrësit dhe të gjithë Shqipërisëtë mbretërojë paqja e dashuria, lumturia e harmonia.”- është shprehur Kryetari i Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako.