2200 pasagjerë e mbi 700 automjete kanë hyrë nga porti i Durrësit gjatë 24 orëve të fundit, me rastin e kremtimit të Pashkëve Katolike. Janë emigrantë që kryesisht kanë pak ditë pushimi me rastin e kësaj feste, dhe janë rikthyer pranë familjeve të tyre për të festuar së bashku Pashkët.
Të pyetur nga “DurrësLajm”, emigrantët shprehen se kjo festë ka si traditë bashkimin e familjes. Emigrantët e mbërritur në portin e Durrësit shprehen se janë përballur edhe me masa më të ashpra kontrolluese si në Bari ashtu edhe në Durrës.
Për autoritetet, fluksi është rritur 150% pasi lëvizja e pasagjerëve midis dy brigjeve të Barit dhe Durrësit, ka qenë në minimumin e saj gjatë muajit mars.
K.H.





