Mbi një miliardë besimtarë katolikë në të gjithë botën, kremtojnë të ditën e diel Pashkën, një nga festat më të rëndësishme të kalendarit liturgjik.

Pashka simbolizon “kalimin” nga vdekja trupore dhe frymore, në Jetën e Amëshuar.

Në vigjilje të kësaj feste të shenjtë, at Bernard Caruana, Vikar i dioqezës Tiranë – Durrës, përcjell mesazhin e tij për besimtarët katolikë.

Në urimin e tij (të plotë e gjeni në videon e mëposhtme), at Caurana vë tjeksin në rëndësinë që duhet t’i kushtojnë qytetarët gjetjes së shtigjeve të reja apo urave të komunikimit mes njeri – tjetrit.

“Besimi sjell me vete gëzimin. Dëshirojmë të kemi më shumë besimtarë të lumtur, me buzëqeshje të stampuara në fytyrat e tyre, me më shumë hare”.,- thotë ndër të tjera at Bernard Caurana.

At Bernardi vë theksin gjithashtu në rëndësinë që ka forca që duhet të gjejmë në vetvete për të përballuar zhgënjimet dhe për të rifituar paqen e brendshme.