Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, përcolli mesazhe urimi për besimtarët katolikë edhe nga Shkodra dhe Vau i Dejës, ku u prit nga Arqipeshkvi i Dioqezës Shkodër-Pult, Imzot Anxhelo Masafra, dhe nga Arqipeshkvi i Dioqezës së Sapës, Imzot Luçiano Agostini.
"Gëzuar Pashkët nga Shkodra e martirizuar për besimin në Zot, nga Shkodra e martirizuar për liri dhe demokraci. Në këtë ditë të ringjalljes, këtë ditë të shpresës, dua të uroj të gjithë besimtarët katolikë të Ipeshkvisë së Shkodrës, të gjithë besimtarët katolikë shqiptarë, besimtarët e Zotit anembanë, Gëzuar Pashkët. Kjo është ditë e ringjalljes së shpresës dhe e besimit, dhe po këtu nga Shkodra kam besim të madh, e dua ta them se kjo është ditë dhe e ringjalljes për lirinë, për demokracinë, për zhvillimin. Gëzuar Pashkët!" – uroi Basha.





