Urimi i kryeministrit Edi Rama për Pashkët ka qenë i shkurtër, por shumë simpatik. Në profilin e tij në Facebook, kryeministri ka postuar një fotografi, në qendër të së cilës është veza e ngjyrosur, e cila është kthyer në simbol të Pashkës. Në foton e zgjedhur nga kryeministri, vezët nuk janë ngjyrosur vetëm me të kuqen gjak, por ofrojnë një larmishmëri ngjyrash, siç edhe është bërë traditë këto vitet e fundit.
Bashkë me foton, kryeministri Rama ka dhënë edhe urimin e tij: "Gëzuar Pashkët!"





