Besimtarët ortodoksë kremtojnë sot në mesnatë Pashkët, të cilat simbolizojnë ringjalljen e Krishtit, ringjalljen e jetës dhe të shpresës.
Në urimin e tij për besimtarët, at Gjerasin Çakalli nga katedralja e apostul Pavlit dhe shën Astit në Durrēs u përqendrua tek fjala e Kryepiskopit të Kishës Orthodokse Autoqefale të Shqipërisë, Joan, i cili thekson rëndësinë e kësaj feste mjaft të rëndësishme për besimtarët, të cilët do të jenë në kishë sot në mesnatë për të ndjekur nga afër meshën dhe për të trokitur vezët e kuqe me njëri-tjetrin.
Ai kujton se falja dhe dashuria janë mënyra për të thyer rrethin e urrejtjes dhe për të ndërtuar një shoqëri më të qetë.
“Të dashur vëllezër dhe motra! Në këtë botë të trazuar na mjafton vetëm një siguri. Krishti u ngjall dhe jeton. Dhe nëse jeton Krishti jetojmë edhe ne. dhe nëse jetojmë në Krishtin, atëherë as vdekja, as ligësia, as varfëria, as përndjekja nuk mund të na ndajë nga dashuria dhe paqja e tij.
Sepse nuk ka paqe aty ku është e keqja, por vetëm aty ku është i pranishëm Perëndia. Le ta gjejmë këtë paqe të Perëndisë në zemrat tona dhe pastaj ta përhapim atë kudo, së bashku me lajmin e gëzuar se Krishti u Ngjall dhe i dhuroi botës, jetën dhe paqen e përjetshme”,- tha at Gjerasim Çakalli.





