Me rastin e Pashkëve ortodokse, kryebashkiakja e Durrësit, Emiriana Sako, ka kryer një vizitë në katedralen e apostul Pavlit dhe shën Astit, nga ku ka përcjellë urimin për të gjithë besimtarët.
“Gëzuar për shumë vjet festën e Pashkëve, ditën e simbolit të fitores mbi të keqen dhe Ditën e Ringjalljes. Uroj që në çdo shtëpi të Durrësit dhe të gjithë Shqipërisë të mbretërojë paqja e dashuria, lumturia e harmonia”,- shkruan Sako në rrjete sociale.
Postimi i plotë:
Gjatë vizitës në Kishën Ortodokse të Durrësit me rastin e Festës së Pashkëve.
Me këtë rast dëshiroj ti shpreh besimtarëve ortodoksë por edhe të gjithë qytetarëve të Durrësit dhe të gjithë vendit, urimet më të ngrohta e të përzemërta:
Gëzuar për shumë vjet festën e Pashkëve, ditën e simbolit të fitores mbi të keqen dhe Ditën e Ringjalljes. Uroj që në çdo shtëpi të Durrësit dhe të gjithë Shqipërisë të mbretërojë paqja e dashuria, lumturia e harmonia.





