Pak ditë pasi bëri bujë të madhe me deklaratat kundër të dashurës të cilën e akuzonte për tradhti, aktori Rezart Veleshnja ka publikuar një foto në rrjete sociale për të treguar se marrëdhënia e tij nuk është prishur.

Në një screenshot të telefonit të tij shohim në cover foton e partneres dhe disa mesazhe dërguar nga dikush që aktori Veleshnja e ka regjistruar me emrin “Dashuria”.

Ditën e shtunë, të gjithë mbetën me gojë hapur nga postimet e Rezartit në Instagram, ku akuzonte partneren e tij se e kishte tradhtuar me katër meshkuj të tjerë.

Më pas aktori mohoi gjithçka duke u shprehur se i kishin vjedhur adresën e Instagramit dhe ai nuk ka ditur asgjë, pasi ishte në një udhëtim për 13 orë në Washington.