Pikërisht kjo situatë ka ndodhur në një nga linjat e urbanit në Tiranë. Një vajzë, e cila po udhëtonte me urban, ka dhënë alarmin, duke thënë se i kanë vjedhur portofolin. Shoferi ka mbyllur dyert në pritje të policisë për të zbuluar “hajdutin”, por që në të vërtetë për fat të mirë, në këtë rast nuk ekzistonte. Situata aty është bërë kaotike, njerëzit përveç vapës, duhej të duronin edhe frymën e njëri-tjetrit, pasi dihet si janë urbanët tonë, tejmbushjen aq shumë saqë as ku të mbahesh nuk ke, raporton "Jetooshqef.al".
Por, pasi pritën për minuta të tëra, vajza kujtohet që portofolin e ka lënë në shtëpi dhe largohet menjëherë nga urbani pa ardhur policia.