Ish-konkurrentja e “Përputhen”, Ana Lleshi ka shprehur pëlqimin që ka për reperin e njohur shqiptar, Getoar Aliu apo siç njihet me emrin e artit, Getinjo.
Ajo ka qenë e ftuar për një intervistë në emision “WhayNot” dhe menjëherë pas shfaqes së fotos në ekran të Getinjos, ajo u çua duke i dhuruar një puthje nëpërmjet ekranit.
Veprimi i saj u komentua shumë në media, por së fundmi mbi këtë veprim ka reaguar dhe reperi Getinjo.
“E ka puth zidin valla se mu jo”, u shpreh reperi.
Pak më herët, Ana i ka bërë një koment reperit në instagram por ai kishte vendosur vetëm një emoji dhe asgjë tjetër.
Anës i erdhi të “këndonte” në koment pikërisht këto rreshta të Getinjos:
“Du me tpa , po t’thiri t’thiri vec kallxom ku je ?!”- shoqëruar me emoji duke qeshur me lot.
“Ishim parë, amo s’di a “Për’puthem”– ia ka kthyer reperi, i cili s’ka marrë më asnjë përgjigje nga Ana.





