SHBA, 17 maj 2014 – Një mësuese 25 vjeçare akuzohet se bëri seks me njërin prej studentëve të saj së paku dy herë dhe i vuri atij një notë maksimale (nota A, e barabartë me notën 10 në Shqipëri) pavarësisht se vetëm pak muaj më parë, nxënësi qe ngelës.
Policët pretendojnë se çifti filloi të takohet jashtë shkollës dhjetorin e kaluar dhe patën takimin e parë seksual në mars, pak pasi studenti mbushi moshën 18 vjeç.
Ata bënë seks së paku dy herë – një herë në një liqen pranë shkollës dhe një herë të dytë në një hotel në Tulsa, besojnë hetuesit. Mësuesja raportohet se dha dorëheqjen në mes të prillit pasi kuptoi se kundër saj qe nisur një hetim i brendshëm i shkollës.
Pavarësisht se në Oklahoma mosha minimale për të bërë seks është 16 vjeç, ligjet e shtetit sanksionojnë që një mësues nuk mund të ketë marrëdhënie me studentë apo ish-studentë deri sa ata të mbushin moshën 21 vjeç.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





