Një ditë pasi bëri check up-in në qendrën shëndetësore nr.9, kryeministri Edi Rama iu është përgjigjur akuzave të opozitës.

Në një postim në Twitter, Rama shkruan se opozita ka shpifjet e akuzat vulgare kundër kontrollit mjekësor bazë, kontroll për të cilin kreu i qeverisë ka 1.2 milionë shqiptarë dëshmitarë që kanë bërë CHECK UP FALAS.

POSTIMI I RAMËS

CHECK UP është një pasqyrë ulëritëse e dallimit mes vëmendjes sime, e gjitha tek njerëzit dhe vëmendjes së tyre, që është e gjitha tek unë. Ata kanë shpifjet e akuzat vulgare kundër kontrollit mjekësor bazë, unë kam mbi 1.2milion dëshmitarë që kanë bërë CHECK UP FALAS deri më tani.