Pasi dështoi në lidhjet e saj me 220 burra, ish-modelja Elizabeth Hoad kërkon të martohet me qenin e saj 6 vjeçar, Logan.

49-vjeçarja është shprehur se askush nuk mund ta bëjë më të lumtur se qeni i saj besnik ndaj dhe shpreson të bindë kishën katolike që të kryejë këtë martesë.

Ajo do të lidhë martesë para 20 të ftuarve ku do të vendosë unazë ndërsa qeni i saj do t’i vendosë një kapelë në mënyrë simbolike.

"Mendova se do të ishte një ide e mirë të martohesha me Loganin. Ai kurrë nuk më ka braktisur dhe ne e duam njëri-tjetrin. Kjo është mënyra ime për të thënë se do të jemi bashkë përgjithmonë"– është shprehur modelja.