Korçë, 14 prill 2014 – Një 34-vjeçar i ka dhënë fund jetës, katër ditë pasi kishte dalë nga burgu, pasi kishte përfituar nga amnistia. Viktima është Olsi Iljazi, i cili ka gjetur vdekjen pasi u hodh nga kati i pestë i një pallati në Korçë.

Ai ishte dënuar nga Gjykata me 2 vite dhe 4 muaj burg pasi dhunoi barbarisht bashkëshorten e tij shtatzënë, e cila vetëm një muaj pas ngjarjes humbi fëmijën në muajin e 5-të të shtatzënisë. Por, i riu kreu rreth një vit burg dhe më pas u lirua, pasi rezultonte në kategorinë e të dënuarve që përfitojnë nga amnistia.

Ngjarja e rëndë pwr tw cilwn akuzohej Olsi Iljazi ndodhi më 12 dhjetor të vitit që shkoi, ku 34-vjeçari dhunoi me mjete të forta bashkëshorten e tij shtatzënë, ndërsa dhunës nuk i shpëtoi dhe vjehrra e tij. Pas arrestimit, Olsi Iljazi në kushte të një gjendjeje të rënduar psikologjike tentoi dy herë vetëvrasjen.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/