Nuk mjaftoi sulmi mbrëmjen e kaluar ku u qëllua me thikë në qafë.
Erlind Rumani, 38-vjeçari që u paraqit gjatë natës me plagë në qafë në spitalin e Sarandës është përfshirë sërish në një konflikt mesditën e të dielës pasi është përballur me agresorët që e prisnin jashtë.
Burime bëjnë me dije tre persona janë konfliktuar me njërin tjetrin në lagjen nr.4 në Sarandë.
Fillimisht janë përplasur dy automjete, në njërin prej të cilëve po udhëtonte edhe Rumani.
Më pas ata janë konfliktuar fizikisht me njëri tjetrin. Në lidhje me këtë ngjarje policia ka shoqëruar tre persona.
Po vijon puna hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij konflikti.





