Një ngjarje kriminale që mund të kishte pasoja të rënda është parandaluar nga policia në Mirditë.
Një 30-vjeçar i quajtur Vitor Gjoka ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të banesës së shtetasit me iniciale L.M. 24 vjeç, në fshatin Shtuf, në Kaçinar–Mirditë.
“Nga veprimet hetimore të kryera, ka rezultuar se shtetasi Vitor Gjoka 30 vjeç, banues në fshatin Shtuf, në Kaçinar – Mirditë, pas një konflikti verbal e më pas fizik, për motive të dobëta me shtetasin L.M., ka qëlluar me armë zjarri në afërsi të banesës së këtij të fundit dhe më pas është larguar duke u fshehur”, sqaron policia.
Pas krehjes së zonës nga ana e policisë, është arrestuar në flagrancë shtetasi Vitor Gjoka, ndërsa i është sekuestruar edhe arma me të cilën dyshohet se ka qëlluar.
U sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri automatik, një krehër dhe 48 fishekë.
Shtetasi Vitor Gjoka , u arrestua në flagrancë për veprat penale “Kanosje” dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.





