Ish-banorja e “BBV” Heidi Baçi, së fundmi ka fshirë të gjitha fotot me aktorin Romeo Veshaj nga profili i saj në “Instagram”, duke konfirmuar kështu zërat për ndarjen mes çiftit.

Jo vetëm postimet me aktorin, por Heidi ka fshirë edhe Story të momenteve të tyre, të cilat moderatorja i mbante në profilin e saj.

Ish-banorja së fundmi ka publikuar në ‘InstaStory’ një fotot të dy prindërve të saj, duke treguar se ata kishin ardhur nga Italia për ta vizituar, mbase edhe për ta mbështetur atë në këtë periudhë të vështirë.

HEIDII

Kujtojmë që pas ndarjes nga Romeo, Heidi ka vendosur të largohet nga Shqipëria, duke hequr dorë kështu edhe nga karriera e saj si moderatore. Vendimin, ish-finalistja e “Big Brother” e bëri me dije gjatë javës së shkuar, ku ishte dhe në puntatën e fundit të sajën në “Goca dhe Gra”.