Edi Rama ka sharë dhe denigruar në mënyrë të paprecedentë gazetarët mesditën e sotme në oborrin e parlamentit. Ata kane tentuar t’i bëjnë disa pyetje direkt pas seancës ku mazhoranca vendosi të mos i heqë imunitetin Saimir Tahirit.
“ Jeni keq të paditur, flisni përçart. Ju jeni per t’u qarë hallin dhe une ju përgjigjem si ma do e bardha zemer. Mos u ofendoni fare se ju e ulni dhe ngrini këdo si ju teket edhe kujtoni se askush nuk ka të drejtë tu thotë se jeni pjesë e një kazani të madh. Jam këtu për tu marrë me ju dhe tu them që duhet ti thërrisni mendjes dhe të lexoni dhe të kuptoni ju dhe ata që ju paguajnë ju dhe që janë edhe më shumë problemi. Është e drejta jotë që ti të vazhdosh mos të ndryshosh së bëri budallain”, u shpreh Rama.
Gazetarët pasi kanë dëgjuar një lumë sharjesh nga goja e Kryeministrit i kanë hequr mikrofonët duke i thënë ‘faleminderit’. Edi Rama paksa i habitur thotë: “Oouu faleminderit ju”!
(Pjesa në fund të videos më poshtë)





