Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, duket se nuk do të tërhiqet, ndërsa iu bashkua sërish sot aktorëve e qytetarëve të mbledhur tek Teatri Kombëtar, në mbrojtje të kompleksit të godinave.

Kryemadhi u gjobit nga policia dhe iu hoq patenta, e akuzuar për shkelje të rregullave të vendosura nga koronavirusi, pasi edhe një natë më parë iu bashkua rezistencës së artistëve.

Kryemadhi është shprehur se do t’i mbështesë deri në fund të betejës artistët dhe pjesëtarët e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, ndërsa qëndroi dje gjatë gjithë natës në ambientet e Teatrit.