Reperi i njohur Feronit Shabani, i njohur ndryshe si Fero, ka paralajmëruar rikthimin në skenën muzikore pas një periudhe të gjatë mungese.

Përmes rrjeteve sociale, ai ka ndarë me ndjekësit disa sekuenca nga kënga e re, e cila pritet të publikohet së shpejti. Në këto pamje, Fero shihet duke performuar vargje me përmbajtje ofenduese ndaj ish-bashkëshortes së tij, modeles Arbenita Ismajli, me të cilën është ndarë mes polemikave publike.

Kujtojmë se pas tërheqjes nga muzika, Fero kishte deklaruar se po i përkushtohej besimit islam, duke braktisur jetën artistike. Për një kohë të gjatë, ai publikonte rregullisht materiale me përmbajtje fetare në rrjetet sociale.

Megjithatë, menjëherë pas paralajmërimit për rikthim në muzikë, të gjitha postimet që lidhen me fenë janë fshirë nga platformat e tij online, çka ka ngritur pikëpyetje për një tërheqje të mundshme nga rruga fetare.