Një punonjës i Gardës së Republikës është vënë në pranga nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore.
Bëhet fjalë për inspektorin Dashamir Kurti, 44 vjeç, me detyrë Trupë Shërbimi, i cili akuzohet për kryerjen e veprave penale të “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Kanosja”, parashikuar nga nenet 248 dhe 84 të Kodit Penal.
Sipas policisë rreth orës 12:10, Kurti, është konfliktuar fizikisht për motive të dobëta me klientët dhe pronarin e një lokali në rrugën “Elez Isufi” në Tiranë, të cilët i ka kanosur me armën e shërbimit, në shpërdorim të detyrës.
Nga hetimet paraprake rezulton se Kurti ishte jashtë shërbimit dhe po konsumonte pije alkoolike në lokal dhe më pas u konfliktua me klientët dhe pronarin e lokalit, të cilët kanë arritur t’i heqin armën nga dora duke e neutralizuar.





